.
×

KEDS fillon me digjitalizimin e rrjetit



KEDS ka filluar me digjitalizimin e rrjetit elektrik në Kosovë.monitorimin dhe kontrollimin e rrjetit në mënyrë digjitale. Kjo mundësohet nga sistemi SCADA, i cili operon përmes zyrës qendrore në Prishtinë, e pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit, transmeton Botapress.info

Instalimi i këtij projekti, ku KEDS po investon 4 milionë euro nënkupton se do të ketë më pak ndalesa të energjisë elektrike. Në rast të ndonjë defekti, përmes digjitalizimit parashihet që konsumatorët të mbesin shumë më pak pa energji elektrike, pasi sistemi mundëson efikasitet të madh, duke e shkurtuar shumë kohën e intervenimit.

Nga kompjuterët, tabletët apo telefonat mobilë mund të shikohet operimi komplet i rrjetit dhe të intervenohet nëse paraqitet ndonjë domosdoshmëri. Këtu përfshihen edhe ndalesat eventuale në rast të ndonjë të papriture apo anomalie të shkaktuar nga faktorët e jashtëm.

Tutje, pos shkurtimit të ndalesave dhe operimit maksimalisht eficient, edhe humbjet do të zvogëlohen. Kjo nënkupton direkt që konsumatorët do të kenë shërbime më kualitative, më të sigurta dhe tension më stabil.