.
×

Kandidatja e PDK’së i del në mbrojtje mësuesit në Prizren



Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Besa Ismaili, e quan të drejtë kushtetuese, veprimin e mësuesit në Prizren, i cili fotografoi nxënësit duke i nderuar sulmet ushtarake të Recep Tayyip Erdogan ndaj civilëve kurdë.

Shumë reagine ka nxitur fotografia e një mësuesi të një shkolle në Prizren, ku qëndrojnë gatitu, ashtu sic po qëndrojnë në Turqi së fundmi për të nderuar sulmet ushtarake të urdhëruara nga Erdogani.

Por këto reagime, kandidates për deputete i duken antikushtetuese, pasi ajo thotë se komuniteti turk ka të drejtë të shfaqë flamurin e vet.

“Seriozisht, a i bie kjo që pjesëtarët e komunitetit turk në Kosovë, mësues e nxënësit , nuk u lejohet të shfaqin flamurin e tyre? Mendoja që kjo është e drejtë kushtetuese, apo nuk është kështu kryetar [i drejtohet kryetarit të Prizrenit, Mutaher Haskuka]”, ka shkruar Besa Ismaili në Tëitter.

Ndërkaq mësuesi në Prizren i ka thënë sot Televizionit se nuk ka qenë kërkesë e tij ajo fotografi, porse nxënësit e kanë bërë me vetëdëshirë.