.
×

Kadri Veseli të martën në Shqipëri me ftesë të Ilir Metës



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të martën qëndron në Tiranë.

Ai shkon atje me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Pritet që takimi të mbahet në orët e hershme të mëngjesit, e më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët.

Veseli pritet të mbanë takime edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.