.
×

Jabllanoviq: Edhe deputet në Serbi edhe ministër në Kosovë



Kosova vazhdimisht është quajtur “sui generis” (rast i veçantë). Këtë e dëshmon edhe rasti i fundit, ku një deputet i Kuvendit të Serbisë zgjidhet ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ky është Aleksandar Jabllanoviq, i cili sot u votua për ministër të Kthimit dhe Komunitete në qeverinë e Isa Mustafës, e cila sot mori 73 vota të deputetëve kosovarë, transmeton Indeksonline.

Jabllanoviq është deputet i grupit parlamentar të Partisë Përparimtare Serbe të kryeministrit Aleksandar Vuçiq. Ai në Kuvendin e Serbisë ka hyrë si kandidat i Leposaviqit. Mandati i tij si deputet në Kuvendin e Serbisë është konfirmuar më 16 prill të këtij viti. /Indeksonline/