.
×

Ja se çfarë po kërkon Serbia nga të dyja palët



Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia është e interesuar për të gjetur një kompromis të pranueshëm në bisedimet Prishtinë-Beograd në lidhje me statusin e Kosovës, e cila do të ishte i nevojshme për një paqe afatgjate.

Ai në fjalën e tij para anëtarëve të KS të OKB-së, tha se asgjë nuk ishte bërë pozitivisht që nga sesioni i fundit i KS të OKB-së, pasi asociacioni serbe vazhdon të mos jetë i formuar dhe po ashtu nuk janë krijuar kushtet për kthimin e të zhvendosurve.Daçiq përmendi se gjatë periudhës së fundit tremujore në Kosovë, Gjykata speciale ende nuk ka filluar punën e saj dhe se kryesit e vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviq ende nuk janë gjetur, ndërkohë që sipas tij ka pasur incidente të reja.

Ai ka folur edhe rreth vendimit të Kosovës për vendosjen e taksës prej dhjetë për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës.“Në mënyrë të dëshpëruar Prishtina ka vendosur taksën për mallra serbe, duke mos dashur të respektojë marrëveshjen CEFTA. Edhe vetë Hashim Thaçi nuk pajtohet me këtë veprim të autoriteteve të Prishtinës”, u shpreh ai.Sipas tij, numri i vendeve që kanë tërhequr njohjen Kosovën mund të rritet në të ardhmen, derisa shtoi se Prishtina nuk dëshiron të hyjë në Interpol për ta luftuar krimin por për ta paraqitur veten si shtet të pavarur.

Shefi i diplomacisë serbe theksoi se KFOR-i është i vetmi mandat ligjor ushtarak ligjor në Kosovë, derisa vizitën e presidentit Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit e quajti shkelje të marrëveshjes së Brukselit.