.
×

Ja sa paguhet Neymar që të përshëndetet me tifozë, shifër mijëshe!



Shkuarja përballë tyre dhe duartrokitja e tifozëve të vet, pas ndeshjeve, është një nga parakushtet e PSG për lojtarin e vet kryesor. Për ta bërë këtë, ylli brazilian nuk detyrohet, por shpërblehet me bonus për sjellje të mirë…“France 2” ka publikuar një dokumentar në lidhje me këtë fakt, duke hedhur më shumë dritë mbi premiot që marrin disa lojtarë kryesorë për sjelljen karshi tifozëve shkruan Telesport, raporton GazetaBlic.

Kështu, për duartrokitjen e tifozëve, pas ndeshjeve, premio për Thiago Silva është 33.000 euro, por me sa duket Neymar merr një shifër shumë më të lartë: 375.000 euro.Pasi ka dalë ky informacion, klubi ka shpjeguar se kjo premio ka të bëjë me respektimin e kodit etik, në të cilin përfshihen edhe mënyra pikëzimi të tjera. Sigurisht, shpërblimi nuk është vetëm për përshëndetjen e tifozëve në fund të lojrave, por përfshin edhe disa rregulla, që duhet të respektojnë lojtarët.

Këtu kihen parasysh sjellja shembullore ndaj partnerëve, kundërshtarëve, gjyqtarëve dhe delegatëve zyrtarë; përpikmëria dhe kujdesi në të gjithë stërvitjen; mosvënia e basteve në lidhje me garat, në të cilat merr pjesë klubi, apo respektimi i zotimeve të lojtarëve ndaj mediave.Në rast të shkeljes së këtyre rregullave, bonusi mund të tërhiqet, siç ishte rasti shumë i freskët, pas testit pozitiv të alkoolit të Marco Verratti në timon, duke ngarë makinën.

Paratë në kësi rastesh shkojnë te “Fondacioni PSG”. E gjitha kjo vjen menjëherë pasi “Football Leaks” ka zbuluar kushtet e Kylian Mbappé për të luajtur me ekipin e kryeqytetit francez./BP/