.
×

Presidentja Jahjaga pranoi Raportin e Progresit (Linku)



(I plotësaur)

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pranoi sot nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, zotëri Samuel Zbogar, Raportin e Progresit për vitin 2014 dhe Strategjinë e Zgjerimit të BE-së të miratuar nga Komisioni Evropian, që vlerëson përparimin e gjithmbarshëm të Kosovës drejt integrimit evropian.

Presidentja Jahjaga mirëpriti Raportin e Progresit për Kosovën, duke theksuar se ky raport vlerëson njohjen e përparimit të arritur të Kosovës në përmbushjen e reformave evropiane në vitin e fundit. Njëkohësisht, Presidentja Jahjaga tha se Kosova është e përkushtuar që sfidat e identifikuara në raport të adresohen me seriozitetin më të lartë nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e reja me urgjencë duhet të jetësojnë përkushtimin për reforma dhe të adresojnë mangësitë e identifikuara nga ky raport.

Presidentja Jahjaga gjithashtu mirëpriti gatishmërinë e Komisionit Evropian për të ndihmuar Kosovën në një fazë të re të marrëdhënieve me BE-në dhe për të intensifikuar dialogun me Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, që udhëhiqet nga Presidentja e Kosovës.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, zotëri Samuel Zbogar, vlerësoi se Raporti i Progresit është një raport pozitiv që vlerëson përmbylljen e suksesshme të procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, progresin e deritanishëm në adresimin e kritereve për liberalizim të vizave, bashkëpunimin me EULEX-in dhe zotimin për krijimin e Gjykatës Speciale, përparimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe procesin zgjedhor në Kosovë.

 

Ky është Raporti i Progresit për Kosovën, i cili tani do ti dorëzohet presidentes Atifete Jahjaga dhe kryeministrit Hashim Thaçi.

 

Klikoni ne kete link

http://ec.europa.eu/enlargement/countries/strategy-and-progress-report/index_en.htm