.
×

Ja dështakët e PDK-së në zgjedhjet e 6 Tetorit



Botapress 7 Nëntor – Komisioni Qendror Zgjedhor sot publikoi rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare  të mbajtura më 6 Tetor. VV mori 32 deputetë LDK 29 ndërsa PDK 25.

Disa zëra të kandidateve të PDK-së të cilët sa ishin në pushtet përfituan në mënyra të ndryshme, e disa edhe u bënë edhe ministra kanë dështuar keq në këto zgjedhje.

Dhurata Hoxha e cila mund të quhet dështakja më e madhe në këto zgjedhje mori vetëm 2993 vota edhe pse ishte pozicionuar shumë  lart në listen e PDK-së.

Për tu bërë  deputet, dështoi edhe ish nënkryetari i kuvendit Xhavit Haliti i cili mori vetem 8351 vota, i njohur më së shumti me deklaratën e tij, se secili kosovar ka nga dy-tre milionë euro, s’ka arritur të bëhet deputet.

Keq me vota ka dalë edhe Hajdar Beqa, Kryetar i Degës së PDK’së në Gjakovë. Ai ka dështuar të bëhet deputet. Ka marrë vetëm 7 mijë e 999 vota, shkruan Botapress.

Po ashtu ish deputetja  Safete Hadërxhonaj mori vetëm 4542 vota. Migjen Kelmendi mori 2662 vota, Ramë Buja 5332 vota,  Hisen Berisha  5407 vota, Gentiana Beqa Ahmeti 2465 vota.

Këto të dhëna i kanë dal nga Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe nga Qendra për Numërimin e Rezultateve.

PDK, për herë të parë prej pasluftës, doli e treta dhe ka vendosur të mbetet në opozitë. Ka qenë në pushtet prej vitit 2007, kur kishte fituar garën elektorale. Në dy mandate ka pasur pozitën e Kryeministrit ndërsa në dy mandatet e fundit ka qenë në pushtet por Shefi i Qeverisë ishte i partive tjera./Botapress/