.
×

Ja çka i kërkoi Albin Kurti, Isa Mustafës në këmbim të postit të presidentit dhe kryeparlamentarit?



Botapress, 2 Dhjetor – Gjatë ditës së sotshme, kryetari i LVV-së, Albin Kurti pati takim me liderin e LDK-së, Ishte pse ishte paralajmëruar që sot të finalizohet marrëveshja për koalicion qeverisës, kjo nuk ndodhi. Indeksonline përmes burimeve brenda në takim , mëson kushtet që Albin Kurti i ka kërkuar për postin e presidentit dhe kryeparlamentarit. Kurti i ka thënë Mustafës se nëse LDK i do këto dy poste, atëherë kushti i Vetëvendosjes është që t’i ketë 7 ministri. Takimet e dy palëve do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim dhe mbetët të shihet nëse këto dy parti do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.