.
×

Ja çfarë shkruan Blerina Krasniqi në letrën drejtuar Albin Kurtit



Pas reagimeve të shumta nga vetë aktivistët e Vetëvendsojes, një letër në adresë të liderit Albin Kurti i ka shkruar edhe Blerina Krasniqi, studente.

“I keni dëshpëruar shumë njerëz me këtë veprim, i keni dëshpëruar edhe ata qytetar që ju bashkuan në protesta që u arrestuan e u rrahën duke kërkuar “Jo negociata…!

Z.Albin Kurti, po tu drejtohem ty me këtë letër të hapur duke shpresuar se do ta lexosh.

Po të shkruaj si studente, po të shkruaj si dikush nga shoqëria civile, po të shkruaj si dikush që mbeti pa fjalë nga ngjarjet e fundit.

Z.Kurti, ti gjithmonë ke besuar se zëri i studentëve është i fuqishëm dhe duhet të dëgjohet ashtu siç keni bërë ju kur keni qenë student.

Unë, si një person që kurrë nuk ka qëndruar indiferente ndaj ngjarjeve politike dhe sociale në vend, kam përcjellë ndër të tjera edhe veprimtaritë tuaja prej fillimit deri tani.

Nuk dua t’jua kujtoj ndryshimet që kanë ndodhur ndër vite, sepse ju i dini shumë mirë, por që do të vijë edhe kjo ditë dhe ju do të shfaqni dëshirën për të kryesuar negociatat me shtetin serb, këtë nuk e kam besuar. Ishte një bumerang për shumë njerëz, ishte diçka që ne të gjithë e kemi menduar se ju me të vërtetë jeni kundër negociatave, pas shumë protestave e shumë aksioneve, tani kur ende nëpër Prishtinë shohim mbishkrimin “Jo Negociata Vetëvendosje”!, si ndiheni ju Z.Kurti? A po ndiheni fitues? Apo këto slogane duhet të hiqen urgjentisht, sepse ju ndërruat mendje? Ju keni protestuar, jeni arrestuar, jeni rrahur, për këtë kauzë dhe tani hoqët dorë, ndërruat mendje! Si duket ky është vetëm fillimi dhe në vazhdim do t’ju shohim duke i përkrahur produktet e Serbisë. Më nuk do të na befasojë asgjë, ju premtoj, dhe unë i mbaj premtimet, nuk jam sikur ju. Kur të ju shohim në TV duke i bashkuar duart me palën serbe do të më vijë në mend vetëm një fjali: Albin…mos u zgërdhij!

Fatmirësisht, unë nuk ju kam votuar, sepse nuk ju kam besuar, por që ju do të leni anash çdo parim vetëm të shijoni pak pushet në pozitë as këtë nuk e kam besuar.!

I keni dëshpëruar shumë njerëz me këtë veprim, i keni dëshpëruar edhe ata qytetar që ju bashkuan në protesta që u arrestuan e u rrahën duke kërkuar “Jo negociata…!

Atyre z.Kurti ia keni borxh një shpjegim, më shumë se gjithkujt tjetër!

Kjo letër përfaqëson opinionin tim personal, si studente nga shoqëria civile.