.
×

Inspektorati nuk ndërmerr masa ndaj pjesëtarëve të Policisë që ofenduan analisten Aliu veç pse denoncoi dhunën nga ish-bashkëshorti



Luljeta Aliu analiste dhe drejtore e Organizatës Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi ditë më parë në një debat televiziv ka treguar përvojën e saj gjatë raportimit në Polici të dhunës së ushtruar nga ish- bashkëshorti i saj.Aliu pas deklaratave publike ka pranuar sharje e ofendime nga persona të shumtë në rrjetin e saj social, ‘’Facebook’’, shkruan Periskopi.

“Nuk më kanë ftuar asnjëherë dhe janë bazuar vetëm në deklaratën e policit, i cili kishte thënë: Nuk e kam lënë të hyjë në stacionin policor sepse zonja e kishte pasur të veshur një fustan shumë të shkurtër”, ishte kjo deklarata që shtyri shumë persona të reagojnë kundër Aliut.

Aliu thotë se Muj Tahiri dhe Skender Elezi që kanë komentuar duke e ofenduar janë pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe kërkon që ndaj tyre të merren masat adekuate.Për këtë çështje, Luljeta Aliu në një prononcim për Periskopin thotë se beson në punën e Policisë së Kosovës dhe se pret nga ata që të ndërmarrin masat e duhura, në të kundërtën ajo do të përballet me ta nëpërmjet rrugëve ligjore.‘

’ Unë besoj në Institucionin e PK-së dhe që aty ka njerëz shumë të mirë që e respektojnë detyrën dhe e bëjnë me përkushtim për t’i mbrojtur qytetarët sigurt kanë vullnet edhe pjesëtarët e policisë të cilët e dëmtojnë reputacionin e Policisë, për t’i identifikuar këta persona dhe me i largu. Këta persona që e kanë ofenduar në mënyrë kaq denigruese një grua, tregon se institucionet po i shkelin të drejtat edhe që e tregon atë kur është fjala dhuna në familje.

Unë po pres një herë se cilat janë veprimet nga PK-ja, e nëse policia nuk ndërmerr asgjë duhet të informohen se cilat janë të drejtat e mia dhe të përballem me ta’’, tha ajo.

Sipas Aliut, këta persona nuk duhet të jenë pjesë e PK-së, dhe se suspendimi nga puna nuk mjafton. Ajo kërkon që të shkarkohen nga detyra.