.
×

Indira A.Hoxha: Normat dhe rregullat e Bjeshkës



Normave kanunore për bjeshkën duhet t‘i shtohen edhe këto rregulla të cilat jan edhe në Malësin e madhe, Malësinë e vogël në Rugovë, Junik, Istog e gjetiu.

Bjeshka është pronë e përbashkët që i takon një barku, fshtai, apo një fisi a bajraku për kullosë, dru apo nevoja tjera.

Meraja (bjeshka), shkojnë për tym nuk ndahen për numër të anëtarëve të familjes, d.m.th. sa shtëpi a tym janë në bark, fshat, fis apo bajrak kanë të drejta të barabarta në shfrytëzimin e tyre, pa marr parasyesh a është familja e vogël apo e madhe.

Bjeshkën nuk ka të drejt as me e shit e as me e fal kush në kokë në vete.

Fitimi dhe dëmi në bjeshkë është i përbashkët.

Nëse është dikush i tjetër fisi, është në nevojë dhe kërkon ndihm, mblidhen pleqësia e titullarit dhe vendosin çka të bëjnë.

Edhe për ndërrim, vendos Pleqësia e vendit, duke e marr edhe pëlqimin e secilit tym.

Nuk lejohet në bjeshkë të kesh dy a më shum troje. Nëse e nis truallin e ri, atëher e humb të vjetërin.

Të drejt stani në bjeshk kanë të gjithë pjestarët e barkut, katundit apo fisit, pronë e të cilëve është bjeshka, pa marr parasyesh fuqin ekonomike apo njerëzore të tyre.

Stani nuk duhet të pengojë askënd, qoftë në rrugën e kafshëve, intimitetin e familjes apo rrugën e malit, kroit,apo rrugët këmbësore që lidhin stanet me njëri tjetrin.

Truall të ri kur të nis dikush, duhet të merret mendimi i fqinjëve.

Nuk lejohet të mbarohet stani afër rrugës së vërristarëve, e as të kafshëve drejt kullose. Në qoftë se ndahen dy vllezër dhe njëri duhet të nisë truall të ri, duhet t‘i largohet stanit të vjetër aq sa e gjuan gurin ulur këmbëkryq, me dorë të majtë. Diku gjuhet kmesa pa bisht ose kmesa me bisht, prapë ulur këmbëkryq. Kmesa me bisht duhet të gjuhet nën dorë dhe bishti nuk guxon të jetë më i gjatë se sa gjatësia e dorës grusht deri në bërryl, në disa vende një konop samari, diku larg stanit duhet të jetë një hapësirë me kalu një tufë delesh prej 100 copave.

Nëse trualli është në shpat, nuk lejohet të mbarohet stan as në anën e epërme e as në të poshtmen e stanit të vjetër. Kjo bëhet për shkak të ruajtjes së intimitetit të familjes.