.
×

Indira A.Hoxha: Dukagjini-prehër i pleqërimit në Oda



Kulla e Marka Gjonit në Malësinë e Tropojes dhe Kulla e Brahim Hoxhës në Junik, jane kullat të cilat shërbejnë si gjykata tradicionale ku ndahet drejtësia. Në Kullën e Brahim Hoxhës kjo tradit përcillet brez pas brezi dhe vendimet që dalin nga ajo nuk vehen në pikëpyetje.

“Oda e Junikut”, kulla më e lashtë në Junik dhe ndër më të lashtat ne Rrafshin e Dukagjinit e ndërtuar në fund të shekullit 17-të nuk njihet vetëm si seli e hartimit të 14-të vendimeve të cilat çuan në shpërthimin e kgryengritjes shqiptare dhe shpalljen e pavaresisë së Shqiperisë me 1912-të.  Në Kullën e Brahim Hoxhës u vazhdua e pakëputur tradita e  pleqërisë së odave dhe edhe sot e kësaj dite vazhdon të luaj rolin e një gjykate tradiconale, vendimet e dala prej së cilës nuk u vune në pikëpyetje asnjehere. Mr.Sc.Avdyl Hoxha, ishte pasardhës i denjët i  kësaj familjeje dukagjinase, i cili shkoi hapave te para ardhësve të tij.

“Mëqense Oda e Junikut është që nga koha Lekë Dukagjinit, është vendos që përfaqesuesi i kësaj kulle të jetë edhe kryeplak i cili pleqnon pleqët.  D.m.th. nuk kanë thën më Kulla e Imer Hoxhes, Brahim Hoshës apo sot, Kulla e Avdyl Hoxhës, por kane thënë Oda e Junikut,kurse kryeplak ka qenë plaku i familjes Hoxha që është marr me Kanunin e  Lekës. Kjo familje është e vetmja në Kosovë së bashku me familjen e Marka Gjonit e Uroshit në Malësi, të cilët janë kryepleqët për trevat shqiptare:i pari për Kosovë e i dyti për Shqipëri. Kurse, pleq ka”,shpjegonte

Mr.sc.Avdyl Hoxha,kryeplaku i Kosovës ishte pasardhësi i Odës së Junikut-Kryeplak i Kosovës Oda e Junikut” ka poseduar një vule me mbishkrimin “Kanuni i Lekë Dukagjinit-Oda e Junikut”.Me këtë vule të njohur në kohën e Turqisë me emrin “myhyr” janë vulosur vendimet e dala nga kjo Odë,shpjegonte Mr.sc.Avdyl Hoxha, kryeplaku odash që ishte si para ardhësit e tij.

“Ndersa, kjo vule nuk është vula e Kuvendit të Junikut, por është vula e Odës së Junikut. Me ardhjen e  partizanëve në vitin 1944, në dhjetor, gjyshes sime apo gruas së Avdyl Hoxhës e kane marr nga gjiri vulën edhe disa dokumente të tjera nga ana e partis komuniste. Kurse, me 8 janar, gjyshin  së bashku me 11 përsona, pari te Junikut, i kane ekzekutu në burgun e Gjakovës, në Rrugën e Serbve. Pra, gjyshi i Mr.sc.Avdyl Hoxhës është ekzekutu pa vendim. Është mbyt me anë të çekiçit apo të kazmes dhe nuk e dime as varrin sot e asaj dite. Në disa dokumente që i ka gjet Mr.sc.Avdyl Hoxha thuhet se,  i kane marr ashtu të zhveshun dhe i kanë dërgu gjeri afër lumit Llukavc, së  bashku me dy të tjerë i kan gjuajtur në gropë të gjallë dhe i kanë mbyt duke zhduk gjurmët e krimit. Pra, fjala është për komunistët, me  8 janar 1945, në atë kohë kur Juniku ka bërë luftë kundër partizanëve. “Ngujimi i Junikut”njihet në histori, në krye me plakun e  Junikut Ali Bajraktarin dhe Demë Ali Pozhari”, shpjegonte Mr.sc.Avdyl Hoxha, që ishte pasardhës i kësaj familjeje.

Oda e Junikut vazhdon traditën e gjykatës tradicionale në  bazë të Kanunit të Lekë Dukagjinit.Në Odën tonë, në Odën e Junikut kan qenë kryesia e lëvizjes  ku janë alanizuar vendimet e Kuvendit të Junikut, me 1912-të, thoshte historiani Hoxha. Të gjitha kuvendet kombtare si Llapushnik, Llaush, kanë ardhur në përfundim që në Junik të mbahet kuvendi i përgjithshëm në nivel kombtar. Në këtë Kulle janë shkruar të 14-të vendimet dhe Hasan Prishtina i ka marr, mëqe këtu nuk kane pas mundësi  me hy 250 delegat. Prandaj, kuvendi është mbajt te Verrat e Gjocajve ku është vër edhe pllaka, është pre nje verr në trungun e të cilit ka hyp Hasan Prishtina dhe i ka lexu të 14-të vendimet. Prej Kuvendit të Junikut nuk ka pas kuvend tjetër në trevat shqiptare. Pra,menjëherë pas Kuvendit të Junikut vjen kryengritja shqiptare me 1912 kur është bërë çlirimi i Shkupit dhe pastaj, Kuvendi i Vlorës”.

Kulla e Brahim Hoxhës është shëndërruar në muze.

Edhe Kulla e Hoxha, me një vlerë të pamohueshme arkitekturore si dhe me një rëndësi historike si adminsitrate gjyqsore apo implementuese e Kanunit, në luftën e fundit u dogj nga forcat serbe se bashku me gjithe dokumentacionin brenda saj. Këtë  përjetoi me dhimbje Mr.sc.Avdyl Hoxha, i cili brenda kësaj kulle ruante kujtimet e gjithë jetës gati njëshekullore.

Por, me fillimin e restuarimit të kullave në Rrafshin e Dukagjinit, nga organizata suedeze Trashegimia Kulturore pa Kufi”(CHEB), Kulla e Hoxha u radhit ndër pesë kullat e para për restaurim në Dukagjin, krahas një kulle në Deçan, një në Pejëdhe dy të tjera në Isniq. Sepse, rëndësisë së kësaj Kulle  janë të vetëdishëm opinioni i gjerë dhe të gjithë krenohen me të.

Dashuria për trashëgimin mbillet edhe në brezat e rinjë.

Oda e Junikut është ndër odat me të vjetra të Rrafshit të Dukagjinit, në të cilën edhe sot e kësaj dite vazhdon tradita e pleqërimit në bazë të Kanunit të Lekë Dukagjinit,por tani që Mr.sc.Avdyl Hoxha ndërrojë jetë pasardhës la të birin e ti Abdijan Avdyl Hoxhën.