.
×

Inatçor si Berisha apo Gjarpër si Thaçi!



Botapress, 14, Botapress, Për fiset shqiptare janë shkruar vepra dhe janë bërë shumë studime. Në të gjitha këto vepra e studime janë përmendur disa fise shqiptare, kryesisht të Veriut e të Malësisë së Shkodrës, duke u veçar me vetitë dhe zakonet fisnore të këtyre fiseve, shkruan Botapress.

Studiuesi e albanologu angles Robert Elsie i ka kushtuar një vëmendje të veçantë historisë, kulturës dhe traditës shqiptare duke sjellë para lexuesit britanik të dhëna dhe studimet sa interesante aq dhe shkencore. Elsie pa dyshim e ka ngritur në piadestalin më të lartë historinë, kulturën dhe traditën shqiptare. Veprat e tij tashmë janë një udhërrëfim jo vetëm për anglezofolësit por edhe për studiues të tjerë që shfaqin interes për shqiptarët.
Vepra e tij Fiset shqiptare e botuar fillimisht në anglishte me titull The Tribes of Albania ka sjellë fakte interesante për secilin fis të madh të shqiptarëve. Ajo që bie në sy te kjo vepër shkencore e albanologut Robert Elsie është përshkrimi interesant i dy fiseve shqiptare, Berishë e Thaçi, me karakterisitika që (jo)rastësisht lidhen me vetitë përsonale të dy liderëve shqiptarë Sali Berisha e Hashim Thaçi, shkruan Botapress.
Për më shumë lexoni librin e Robert Elsie për fiset shqiptare.