.
×

Ibrahim Tatlises humb këtë person të dashur, bën dedikimin prekës



Këngëtari legjendar turk ka humbur nënën e tij. Ibrahim Tatlises përmes një njoftimi ka bërë të ditur që nëna e tij ka ndërruar jetë. Nëna e këngëtarit të njohur turk, Leyla, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë shëndetësore.

“Kurora e familjes, nëna ime e dashur, sulltanesha Leyla i është bashkuar mëshirës së Perëndisë”, ka shkruar ndër të tjera Tatlises.

Këngëtari ndër të tjera ka njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën (16 janar).