.
×

Humb jetën 20 vjeçari që u godit nga treni në afërsi të kazermës “Adem Jashari”



Ka ndërruar jetë I.H 20 vjeçar i cili ditë më parë u shkel nga treni në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë Ky i ri atë ditë kishte shkuar për të aplikuar si rekrut në FSK, por u godit nga një tren dhe mori plagë të rënda trupore.

Për disa ditë rresht i riu luftoi për jetën, qëndroi në intensivë në QKU, megjithatë merr vesh se gjatë ditës së sotme 20 vjeçari ka ndërruar jetë.

Express ka raportuar vazhdimisht për këtë rast. Aksidenti i rëndë ka ndodhur më 21 shkurt, dhe për disa ditë rresht gjendja e tij shëndetësore qe e rëndë edhe pas operacioneve që i riu iu nënshtrua.

Konkursi i Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,  është mbyllur.

Në këtë konkurs pritet të pranohen 650 rekrutë të rinj, ndërsa kanë aplikuar mbi 5 000 veta.

Ndryshe, si pasojë e aksidenteve të ndryshme në trafik vetëm gjatë këtij viti janë më shumë se 10 viktima në komunikacion. Gjatë të shtunës një aksident me fatalitet ndodhi në Zhur të Prizrenit ku la të vdekur babain me dy djemtë e tij. Për këtë policia vazhsimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.