.
×

Hoxha kritikon ashpër mjekun e QKUK-së: Paska me i marrë në qafë pacientët



Hoxha Drilon Gashi ka kritikuar ashpër një mjek të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Mjeku Enes Shehu ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku ka shkruar “Atë se çfarë e ka caktuar Zoti mjeku nuk mund ta ndaloj! Në Kardiologjinë Invazive”, ka shkruar ai.

Por këtë postim të tij hoxha i njohur Drilon Gashi e po e konsideron si mjaft të gabuar. Madje sipas tij, nëse mjeku beson në këtë çfarë ka shkruar atëherë do t’i marr në qaf pacientët.

“Nëse ky mjek beson në këtë teori të kot deterministe, paska me i marrë në qafë pacientat e shkretë”, ka shkruar hoxha Gashi, i cili është përjashtuar nga Bashkësia Islame për shkak të pikëpamjeve të tij në fenë Islame. /Gazeta Shneta/