.
×

Hoti reagon për subvencionimin e një frizereje



Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar për subvencionimin e një frizereje nga Ministria e Inovacionit.

Hoti pyet nëse biznesit të salloneve të ondulimit përbën interes publik ose nëse paraqet inovacion, për cka është krijuar kjo ministri.

Shkrimi i plotë i Shefit të GP të LDK’së:

QEVERIA SUBVENCIONON FRIZERE

Raporti i Auditorit per 2018 deshmon se Ministria e Inovacionit dhe Ndermarresise ka subvencionuar nje frizere.

Pse taksat e qytetareve duhet te jepen subvencion per frizere? A perben ky lloj biznesi interes publik qe duhet te subvencionohet? A perben ky lloj biznesi inovacion, per te cilen ceshtje eshte themeluar kjo Ministri?

Te gjithe frizeret kane te drejta te barabarta para ligjit, dhe me te drejte do te mund te protestojne dhe te kerkojne trajtim te njetje.

Komisioni per Mbikeqyrje te Financabe Publike do te shqyrtoje me kujdes kete raport. Ligjit askush nuk do t’i ike, drejtesi do te kete sado e vonuar.