.
×

Hoti i reagon Shpend Ahmetit ia përmend disa vija të kuqe në dialog



Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se bashkëkryesuesi i ekipit dialogues, Shpend Ahmeti, ka hequr të gjitha temat tabu në dialogun me Serbinë

Sipas Hotit, temat tabu në dialog janë shtetësia e Kosovës, territori i saj, karakteri unitar i shtetit dhe aranzhimi kushtetues.

“Bashkekryesuesi i ekipit dialogues ‘dekorativ’, z.Ahmeti, i paska hequr te gjitha temat tabu ne dialogun me Serbine. Keshtu ka thene z.Thaci tash nje vit, se nuk ka tema tabu dhe se marreveshja do te jete e dhimbshme. Ai, dhe kushdo tjeter, duhet ta dije se tema tabu ne dialog jane shtetesia e Kosoves, territori i saj, karakteri unitar i shtetit te Kosoves, aranzhimi kushtetues”, ka shkruar Hoti në Facebook.