.
×

Higuaini po e shqyrton kalimin te Roma



Gonzalo Higuain është duke e shqyrtuar kalimin te Roma, raporton “Corriere dello Sport”, si huazim me opsionin për t’u blerë 26 milionë euro, dhe me reduktim të pagës që e merr te Juventusi.

Sulmuesi nuk është në planet e Maurizio Sarrit, në pasi dështoi në periudhat sa ishte i huazuar te Milani e Chelsea, transmeton KTV.

Argjentinasi ka bërë të ditur se nuk dëshiron të luajë për një ekip tjetër italian përveç Juves, megjithatë mediet italiane shkruajnë se ai është i hapur për idenë e kalimit te Roma.

Në 14 ndeshje në Premier League së fundmi, Higuain ka shënuar pesë gola.