.
×

Haskuka: Duhet të ketë hetime për komisionerët që manipuluan me vota



Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, duhet të fillohen hetimet për çfarëdo manipulimi me vota nga organet përgjegjëse, në mënyrë që të ardhmen të evitohen situata të tilla.

“Po bëhen dy javë që nga data e mbajtjes së zgjedhjeve, ende nuk shpallen rezultatet përfundimtare. Numërim, rinumërim, numërim, rinumërim… Kjo është e papranueshme për një vend demokratik, aq më shumë kur kemi parasysh që këmi më pak se një million votues”, ka shkruar Haskuka në faqen e tij në Facebook.

“Me vendimet e KQZsë më shumë se 33% i kutive po rinumërohen, nga raportimet po shihet që rinumërimi I kutive nuk do të ndryshojë numrin e votave për partitë politike. Në anën tjetër për kandidatë brenda partive ka ndyshime dhe kjo po tregon që ka pasur përpjekje të komisionerëve për të manipuluar me votat e kandidatëve. Për cfarëdo manimipulimi me vota duhet të fillohen hetime nga organet përgjegjëse, në mënyrë që të evitohen situata të tilla në të ardhmen”

Tutje ai ka ka thënë edhe disa fjalë për votat e diasporës.

“Refuzimi i më shumë se 25% të votave të diasporës me pretekse të ndryshme është e papranueshme dhe e cenon të drejtat qytetare që I garanton kushtetuta, prandaj duhet reformë që të mundësojmë mërgatës të drejtat e tyre kushtetuese”, shtoi Haskuka./Gazeta Express/