.
×

Haradinaj: Shtyrja e seancës është skandaloze



“ Secila parti që ka shqetësime mund t’i paraqesë edhe në seancë, është plotësisht jashtë logjikës të shtyhet seanca për arsye të vogla. Kjo më shumë është një ndihmesë që po i bëhet PDK’së nga ana e kryesueses, dhe është vazhdim i bllokadës institucionale. Kjo bllokadë nuk mund të tejkalohet pa e kuptuar PDK’ja që askush nuk dëshiron të bëhet pjesë e mënyrës së keqe që ata qeverisin”, ka thënë Haradinaj.

Kurse Isa Mustafa tha se kryesuesja me shtyrjen e seancës ka marrë edhe një herë rolin që nuk i takon. Është e qartë se po punon në të gjitha mënyrat që t’i blejë kohë  PDK’së.

“Shtyrja e kësaj seance është një lloj dëshmie se si Partia Demokratike po e degradojnë sistemin demokratik në vend” ka thënë Mustafa.

Mustafa pas takimit ka folur edhe për marrëveshjen me VV’në dhe raportin e Listës “Srpska” me këtë marrëveshje. Ai thotë se janë konsultuar edhe me Listën “Srpska” para nënshkrimit të marrëveshjes me ç’rast ata e kanë konsideruar të favorshme që edhe VV’ja të jetë pjesë e jona.

Mustafa mohon të dijë nëse ka ndodhur diçka që mund t’i ketë ndryshuar qëndrimet e Listës “Srpska” në raport me këtë marrëveshje.

Pjesëmarrës në takim ka qenë Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, ndërsa nuk ka pasur të pranishëm asnjë diplomat ndërkombëtar./AlmiraSylaj/