.
×

Haradinaj porosi të rinjve për ‘punë të shtetit’



Kryeministri Ramush Haradinaj në një tubim me të rinjtë në kuadër të AAK’së, i ka këshilluar ata që të mos presin punë të gatshme, por ‘të krijojnë vetë’.

Shefi i ekzekutivit thotë se e di rehatinë që dëshirojnë ta krijojnë njerëzit që synojnë punë në institucione.

“Edhe pse ju rë rinjtë nuk jeni rritur në komunizëm, por ekziston një varshmëri ndaj atyre që vendosin për ne. Kjo vërehet të dëshira për të marrë një punë të shtetit. Kur e merr një rrogë në shtet, rahatohesh. Ose me pasë një punë” , ka thënë Haradinaj në takim.

Ndërsa ai i kërkon të rinjve që të jenë vetë krijues të së ardhmes së tyre edhe të mos presin nga shteti e të tjerët.

“Është krijim. Nëse dikush të jep diçka të gatshme, të kthen në dembel. Mos e merrni të gatshme, provoni të krijoni vetë”, është shprehur Haradinaj.