.
×

Haradinaj: Në shenjë mirënjohje ndaj SHBA-ve, këtë jemi të gatshëm ta bëjmë ndaj Serbisë



Në 20-vjetorin e shënimit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Serbisë për pajtim.Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës guxon që të pajtohet me Serbinë.

“Në këtë shesh ka qenë kënaqësi me ec lirshëm pas gjithë atyre vuajtjeve që populli i Kosovës ka përjetuar . Trenat e vdekjes u ndalën nga ju presidenti Clinton, ju ndalët spastrimin etnik, ne u jemi mirënjohës përjetë.

Populli ynë guxon me u pajtua me Serbinë, i bëjmë thirrje presidentit Vuçiq ta njohë Kosovën në kufijtë aktual. Kosova është e gatshëm për pajtim me Serbinë, këtë e bëjmë në shenjë mirënjohje ndaj SHBA-ve”, ka thënë Haradinaj. Kryeministri në fund ka shtuar “Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë SHBA”.