.
×

Haradinaj: Mitrovica është lënë anash në dekadat e fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar 20 biznesmen nga Mitrovica, ku ka thënë se “dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit.

Por tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve”.Postimi i Haradinajt në Facebook:Një takim konstruktiv me përfaqësuesit e mbi 20 bizneseve nga Mitrovica. Dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit. Por tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve.

Politikat e reja fiskale dhe fokusimi intenziv i institucioneve në temat e ekonomisë, është epokë e re, që na çon drejt zhvillimit ekonomik.Dhe bashkë duhet të angazhohemi drejt këtij zhvillimi, siç duhet të angazhohemi edhe në integrimin e pjesës tjetër të qytetit, përmes projekteve ekonomike.