.
×

Haradinaj i përgjigjet Veselit, i cili tha që kush do që i prishë raportet me Amerikën do e lë në lloç



Botapress, 14 Mars-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thënë që nuk do të rrijë as edhe dy ditë në një Qeveri e cila i dëmton raportet me SHBA-në.

Haradinaj, në RTV Dukagjini, tha që secila parti mund të dalë nga koalicioni qeverisës, sepse nuk kanë kontrata të përjetshme, ai shtoi se nëse dëmtohen raportet me SHBA-në, ai do të jetë i pari i cili do të shkojë në shtëpi

“Ne jemi disa partner qeverisës, secili ka te drejte te dalë nga koalicioni, sepse nuk kemi kontratë të përjetshme. Për mua është e rëndësishme të kemi raporte të mira me SHBA-në. Nëse vjen puna që të prishen raportet me SHBA-në, unë vetë shkojë në shtëpi”, tha Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

Kryeministri tha që ai asnjëherë nuk do t’i bëjë dëm vendit e  as miqësisë me SHBA-në.