.
×

Hahn: Taksa së paku të pezullohet



Ka përfunduar takimi mes presidentit Hashim Thaçi dhe komisionerit për Zgjerim të BE’së, Johannes Hahn. Hahn pas takimit me Thaçin ka thënë se është e rëndësishme që dialogu me Serbinë të rifillojë sa më shpejt.

”Takim i mirë me Presidentin HashimThaçi. Është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinisë me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal”, ka shkruar komisoneri në Tëitter.

Ai ka thënë se ka përseritur qëndrimin e BE’së që taksa  prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, së paku, të pezullohet.

“Unë përsërita pozicionin e Bashkimit Evropian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën të pezullohen”, thuhet në postimin e Hahnit.