.
×

Gundogan: Sterling mund të bëhet më i miri në botë



Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan beson që bashkëlojtari Raheem Sterling, mund të bëhet lojtari më i mirë në botë.Anglezi është në formë të mrekullueshme këtë sezon, pasi ka shënuar 17 gola dhe dhuruar 11 asistime.Gundogan beson që anglezi është ndër sulmuesit më të mirë në botë dhe është duke u përmirësuar çdo javë.

“Është ndër pesë sulmuesit më të mirë në botë. Jo vetëm për momentin, por këtë gjë e ka treguar në 12-18 muajt e fundit.Nëse vazhdon kështu do të bëhet më i miri. Gjithmonë është duke punuar shumë. Ne duam t’i ndihmojmë të vazhdojë në këtë mënyrë që të vazhdoj të shënoj sa më shumë”, deklaroi ai.City për momentin është në vendin e dytë me 22 pikë, tri me pak se lideri Liverpool, i cili ka një ndeshje me pak të zhvilluar.