.
×

Gruaja që gjuajti hoxhën e Zhabarit, ishte gruaja më e votuar në PDK’në e Vushtrrisë



Ditë më parë hoxha nga Mitrovica  Sead Bejta është gjuajtur me armë nga Suzana Tahiri, të cilët kishin disa probleme.

Gjatë kësaj jave, një ngjarje e rëndë ndodhi në Mitrovicë, ku një hoxhë i martuar e me dy fëmijë nga fshati Zhabar i kësaj komune është gjuajtur me armë nga një 28 vjeçare.

Për këtë rast, Policia ka njoftuar se është arrestuar e dyshuara S.T. e cila kishte shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së hoxhës. Gjatë ditës së sotme,në media u zbulua identiteti i 28 vjeçares, për të cilën raportohet se është Suzana Tahiri nga Vushtrria, që njihet edhe me nofkën “Shqiponja”.

Tahiri raportet se kishte nisur lidhjen me hoxhën Sead Bejta pasi fillimisht kishte kërkuar ndihmë nga ai për të tejkaluar disa probleme shëndetësore që kishte pasur.

Suzana Tahiri deri para disa muajsh kishte qenë e angazhuar edhe në politikë. Konkretisht, ajo kishte qenë pjesë e degës së degës së PDK’së në Vushtrri dhe nëndegës në Pantinë. Tahiri kishte dalë femra më e votuar Kuvendin Zgjedhor të PDK’së në Vushtrri.

Mirëpo, në gusht të këtij viti, ajo kishte dhënë dorëheqje nga gjitha pozitat e strukturës së kësaj dege. Suzana Tahiri, këtë vendim siç ishte shprehur atë kohë e mori si rezultat i një fushatë të ashpër ndaj saj në procesin zgjedhor të kësaj partie në këtë komunë.

Në njoftim e saj për dorëheqje, ajo theksonte se kjo është shenjë se udhëheqësia e degës së Partisë Demokratike në Vushtrri është në dorën e një grupi manipulator dhe dashakeq.