.
×

Griezmannit i shfaqet problemi i parë te Barcelona



Pas pesë vitesh te Atletico Madrid, Antoine Griezmann vendosi të largohej për t’iu bashkuar Barcelonës për 120 milionë euro.Reprezentuesi francez është bërë futbollisti i tretë më i shtrenjtë në histori të Barcelonës, shkruan lajmi.net.Me t’u zyrtarizuar te Barcelona, Griezmannit i është paraqitur problemi i parë.

Griezmann te Atletico ka mbajtur numrin 7 në fanellë, një numër i preferuar për të, por që të Barcelona mbahet nga Philippe Coutinho.Dhe tërheqja e Coutinhos nga ky numër do të jetë diçka e vështirë, por që do të vendoset në ditët e ardhshme.