.
×

Griezmann largohet nga Atletico Madridi



Antoine Griezmann e ka informuar Atletico Madridin se do të largohet në fund të këtij sezoni. Sulmuesi francez nuk ka treguar se ku do të shkojë, por tashmë është e qartë se ai do ta luajë ndeshjen e fundit për Atleticon këtë fundjavë.

Gazetat e mëdha spanjolle si AS dhe MARCA shkruajnë se Antoine Griezmann i ka njoftuar drejtuesit e Atletico Madridit se ai vetë do ta paguajë klauzolën e lirimin prej 120 milionë euro në kontratën e tij më 1 qershor, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi francez ia ka bërë me dije shefit ekzekutiv Miguel Angel Gil Marin, drejtorit Andrea Berta dhe trajnerit Diego Simeone sot gjatë një takimi se do të largohet nga klubi në qershor.