.
×

Glauk Konjufcës nuk i shkon fjala në VV: Grupi Parlamentar s’po më ngon, Veseli e thumbon



Edhe kjo seancë e kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar pa përplasje mes pozitës e opozitës. Përplasjeje pati me rastin e votimit të një replikash për shkak të një kërkese të  Grupit Parlamentar të PDK’së për Ligjin për Miniera dhe Minerale.

“A e patë dallimin, janë nja katër vota ma shumë se në të kalumen. Nuk është Ligji për Miniera i grupit parlamentar të PDK’së por është ligj për pasuninë më të madhe në Kosovë. Nëse për këtë nuk janë në gjendje me mbajt fjalën 2 minuta, realisht nuk e di çka janë në gjendje me ba ma shumë në këtë vend”, tha Memli  KrasniqiPor, Menjëherë ka reaguar deputeti i VV-së Glauk Konjufca.

“Mund ta merrni aty tabelën e votave kush ka votu, unë votova. Po problemi është që Grupi Parlamentar s’po më ngon. Kjo është punë autoriteti në fund të fundit, as opozita s’po më ngon”, ka thënë Konjufca.Veseli i ka ndërhyrë këtu duke thënë se ‘kohën e fundit i ka rënë pak autoriteti Konjufcës” .“Glauk, Glauk të ka lëvizë pak autoriteti kohëve të fundit. Paj, shnosh… “, ka thënë Veseli.