.
×

Gjendet pa shenja jete një trup në Gadime



 

Botapress 21 Tetor – Një trup i vdekur është gjetur në orët e mbrëmjes sot në fshatin Gadime të Komunës së Lipjanit.Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Është gjetur një trup i pajetë në fshatin Gadime e ultë në Lipjan, për identifikimin e trupit janë duku punuar ekipet përkatëse”, tha Ahmeti për GazetënBlic.

Ndërkaq, siç raportohen Indeksonline nga burimet mëson se trupi i pajetë dyshohet se është Shqipdon Aliu, djali i cili është zhdukur më shumë se një javë.