.
×

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë



Në rrugën“Mehmet Gradica”, Prishtinë është raportuar për një rast vdekje e dyshimtë, shkruan Gazeta Metro.

Në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima mashkull K/Shqiptar është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore,  ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.