.
×

Gjatë viteve 1877-1878 eksodi ku shumë serbë erdhen në këtë komunë



Nga ky eksod shumë serbë erdhën në këtë komunë gjatë viteve 1877-1878 ,atëherë kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit ,dhe e zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Tragjedinë e mjerimit këto troje e përjetuan edhe në vitet 1999-2000, me përfundimin e Luftës Çlirimtare të Kosovës ,kur forcat ushtarake ,militare dhe paramilitare serbe ,me tërheqjen e tyre nga lufta e Kosovës ,u stacionuan në trojet shqiptare të Medvegjës.

Kjo u bë me qëllim të caktuar e sigurisht edhe sipas planit të Serbisë që ta spastrojë Medvegjën nga shqiptarët ,gjë që e bëri pa kurrfarë vështirësie.Me këtë rast afro 90 % e popullatës shqiptare të Medvegjës u dëbuan nga shtëpitë dhe tokat stërgjyshore, pjesa më e madhe në Republikën e Kosovës ,një pjesë tjetër nëpër botë. Sot në komunën e Medvegjës jeton një numër i zvogëluar i shqiptarëve . Sipas regjistrimit të fundit, të bërë nga Enti i Statistikës së Serbisë më 2002,kjo Komunë kishte 10760 banorë ,prej këtyre 2883 shqiptarë, përkundër padrejtësive dhe detyrimit që shqiptarët t’i lënë tokat stërgjyshore.

Posa mbyllim sytë çdo ëndërr këtu na sjell. Besoj kjo ndodh te shumica e mërgimtarëve…Ne nuk ditëm t’i gëzohemi dhe të jemi më shumë të lumtur, as kur morëm një notë të mirë, as kur morëm çmim, kur fituam ca para, as ëndrrat nuk i shohim në ato pallatet luksoze ku jetojmë më mirë se sonte këtu …

Këtu jetuan gjyshit e stërgjyshërit tanë me plot krenari,këtu ku nuk na duhet parfumi, këtu ku shpërthen oksigjeni i pastër,këtu lozim po sa bimë në gjumë e flasim me më të dashurit tanë, çmallemi me ta, por sa hapim sytë, na kap ndjesa dhe malli për ta… Xhelozia nuk na duhet, as fjalët e kota. Falënderojmë këto vajza dhe djem që qëndruan dhe po qëndrojnë këtu. Me ta po mburremi dhe po krenohemi ne, ani pse në numër të vogël për kundër vështirësive që kanë. Ne u kemi borxh të bëjmë më shumë për ta. Dëshira ime ishte dhe është që çdo vitë të ndërtohet në këto fshatra nga një shtëpi. Për fat të mirë, edhe janë ndërtuar nga Shoqata Humanitare për Preshevë Medvegjë e Bujanoc.

Nga një cent po ta ndanim, kjo do të bëhej realitet. Dëshira ime ishte dhe është që kjo rini ta ketë të paktën një bibliotekë me libra. Për të rinjtë unë doja dhe dua më shumë aktivitete, ekskursione, gara kulturore që janë duke u bërë, por janë të pakta. Dua si në këtë ditë, dhe si në festën e Një Majit t’i shoh edhe në shumë festa tjera vëllezërit tanë të bashkuar në vendlindjen tonë që po na mbledhin dhe po përkrahen shumë mirë, e kështu po çmallemi në mes vete. Ky vend nuk meriton xhelozi. Këta njerëz meritojnë përkrahjen e secilit. Këto livadhe nuk meritojnë t’i mbulojnë ferrat. Këto shtëpi nuk bën të rrënohen, sepse këto ishin nderi i kësaj toke stërgjyshore.

Nuk na duhet modestia, sepse sot flitet për jetën në mars e ne të bëhemi modestë me këpucë, apo rroba të thjeshta. Ne duhet të jemi modestë me projekte, ndihma dhe prezantime në kulturë, art dhe t’i japim vlerë Medvegjës së përlotur. E falënderoj çdo shqiptar që jeton dhe punon këtu në të mirë të shqiptarëve autoktonë. Ne ju jem shumë mirënjohës SHH “Medvegja” me seli në Zvicër, me kryetarin e nderuar që punoi pa u lodhur asnjëherë, z. Zejnullah Namani, dhe njeriun, atdhetarin, humanistin e madh, selretarin, z. Fadil Selmani, nga kjo shoqatë, humanitare me njerëzit bëmirës, që tani e 3 dekada mbajti gjallë trevën e Medvegjës e themeluar nga Zejnullah Namani e Sahit Hyseni dhe shumë njerëzve që edhe e lanë vendlindjen kurrë se harruan! Po ashtu me humanitetin e njerëzve humanë të saj ndihmuan shqiptarët gjithandej me forcat e saj, organizoi, përkrahu çdo aktivitet kulturor dhe human.

Po ashtu Fondin Humanitar për Preshevë Medvegjë e Bujanoc dhe Fondin Humanitar Medvegja në Zvicër.

Me njerëzit e saj të vullnetit të mirë, bën përpjekje të vazhdueshme për unifikim të shqiptarëve, sidomos në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ku shkelen të drejtat e njeriut, ku vetëm vitet e fundit u janë pasivizuar me mijëra adresa shqiptarëve dhe nuk gëzojnë më të drejtat e tyre si banorë të këtij shteti. Kjo u bëri dëmin edhe më makabër shqiptarëve autoktonë dhe kjo nuk u mor parasysh, as nga ndërkombëtarët, por as nga shtetet shqiptare.

Nuk duhet harruar Klubin Trojet, SH.K.A Shqiponjat e Medvegjës, SH.K.A “Medvegja”dhe grupi Folklorik “Musa Neziri” që veprojnë në kuadër të Shoqatës Humanitare Medvegja me seli në Fully të Zvicrës. Revistën Medvegja Sot, Medvegja. net, Tupalla. com Unë përkrah çdo vërejtje, sugjerim. Ata që po ngrisin kulturën,artin, ata që po bëjnë dhe kanë bërë që Komunën e Medvegjës ta njohin gjithandej se këtu kishte dhe ka shqiptarë. Jam për çdo projekt në të mirë të shqiptarëve.

Shkruan: Rrahman Hyseni,

Banjë e Siarinës, 07 gusht 2019.