.
×

Gena paska dhe profesione të cilat nuk i dinim



Një nga këngëtarët më të dashur të muzikës live, Gena, ishte i ftuari i Luana Vjollcës në “Shiko kush luan”. Veç humorit, muzikës, dialektit korçar që e bën akoma më të këndshme prezencën e tij në një program televiziv, ai na zbuloi që është një artist multidimensional.

Loja “Ping-Pong” por në variantin e “Shiko kush luan” kishte në thelb pyetje dhe dënime. Një nga “dënimet” që më pas rezultoi që nuk ishte edhe aq dënim për të ishte fakti që Gena duhet të luante në bateri. Replikat e Sinan Hoxhës na treguan që Gena në fakt ka studiuar dhe ka luajtur më parë në bateri edhe pse publiku njeh këngët dhe zërin e tij.

Një tjetër “dënim” që edhe këtë herë mori replika nga Sinan Hoxha (i cili ishte shume kompetitiv në lojë) vinte kapitenin Florjan Binaj përballë një karikature të cilën duhet ta realizonte për një nga personat në studio. Sinani këmbnguli që kjo nuk është e drejtë pasi Flori ka studiuar pikturë dhe në këtë moment Gena ndërhyn duke u ofruar ta bënte ai këtë “dënim” në vend të Florit.

Situata shkaktoi shumë të qeshura në studio, sidomos pas ndërhyrjes së bashkëshortes së Genës, Lorit, që ndodhej në prapakuintë e cila konfirmoi që Gena në fakt është edhe piktor pasi ka studiuar në Lice për pikture. U desh kjo lojë në “Shiko kush luan” për të zbuluar se Gena qënka baterist, piktor dhe këngëtar.