.
×

Geci përsëri flet për Komunikatën nr.59: Me kërkim faljen e Thaçit nuk ka përfunduar çdo gjë



Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci,i ftuar në emisionin DPT te Fidani, foli për komunikatat për media, që ishin liruar gjatë viteve të 90-ta. Ai tha se ndaj familjes së tij është bërë një propagandë çnjerëzore.

“LPK ka bërë një propagandë çnjerëzore ndaj familjes sime” tha ai

Geci shtoi se në një shkrim të vendosur në gazetën Zëri i Kosovës, me datën 17 dhjetor 1998, shkruhet se familja e tij është e lidhur me shërbime serbe, duke propaganduar ndaj tij.

“Këtu shkruhet kinse vëllai i tretë i Gani Gecit, ka lidhje me Mira Markoviqin. Personi që e ka shkruar këtë është me emër fallco. Ai është i Drenicës” shtoi ai.

Madje ai tha se e njeh personin i cili e ka shkruar këtë shkrim në vitin 1998, duke shtuar se ai është një hajdut.

“Është hajn. Ai i ka vjedh cimerat e tij kur ka qenë student. Ka vjedhë speca nëpër bodrumet e Prishtinë. Madje ka vjedh Kasetofona. E di kush është por nuk do ta bëj publik emrin e tij” tha Geci.

Gani Geci, shtoi se qëllimi i të gjithë këtyre propagandave është dëmtimi i tij dhe i familjes së tij.

Ai shtoi se sa i përket komunikatës nr.59, për të cilën presidenti i Thaçi i kishte kërkuar fajle, tha se nuk do ta pranojë kërkim faljen, dhe pret që drejtësia të merret me të.

Ai tha se nuk mjafton kërkim falje, dhe se kjo çështje tashmë është në gjykatë, dhe e pret vendimin e gjykatës.

I kam pyet të gjithë se kush e ka shkru këtë komunikatë.

“Kam fol edhe me Xhavit Halitin për këtë komunikatë. Po ashtu edhe me Fatmir Limajn, Adem Gragovcin e disa të tjerë. Por, unë po pres që kjo punë të kryhet me anë ligjore. Nuk po dua të merrem me këtë çështje unë” .

“Të gjithë e din se kush e ka shkruar këtë komunikatë. Por, ata nuk e pranojnë sepse e din që nuk është e vërtetë”.

Ai tha se i ka dyshimet e mia se kush ka mundur të jetë personi që e ka shkruar komunikatën nr.59, por se nuk do ta bëjë publike, dhe pret që t’ia tregojë gjykatës për personin në të cilin dyshon.

Ai ka thënë se ka folur edhe në Gjykatën Speciale për këtë komunikatë.

“ Besoj që edhe kjo gjykata do të merret me të. Nuk jam i sigurt se a merren me këtë punë a ajo. Kam dhënë edhe deklaratë në gjykatë për këtë komunikatë”.