.
×

Gani Geci godet ashpër deputetët e LDK-së: Jeni shitur te Hashim Thaçi



Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, i ka akuzuar disa deputetë të partisë, që janë shitur tek presidenti Hashim Thaçi.

Në një postim në rrjete sociale, Geci i ka goditur disa familjarë të zyrtarëve të LDK-së të vrarë pasluftës, e të cilët tanimë kanë poste në politikë.

Geci ka thënë se disa deputetë të LDK-së, nuk kanë guxim që të flasin si dëshmitarë për vrasjet e pasluftës, ani pse viktimat janë familjarët e tyre.

Po ashtu, Geci thotë se të njëjtit janë shitur tek Hashim Thaçi, ashtu siç thotë ai është shitur deputeti i VV-së, Sami Kurteshi.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar miqë.

Këta tanët LDK-ja e jonë kanë deshirë veq me thënë duhet me rrxu kta duhet me i dërgu në Hagë.

E kur ti thirrin me dëshmuar për vrasjet politike të pasluftës ose për korropcion thonë,jo unë jam deputet deputete, nuk e di kush ma ka vrarë axhën, as kush ma ka vrarë babanë, as kush ma ka vrarë vëllaun, vetëm këta kundërshtarët tanë duhet me i dërguar në Hagë.

Nganjëherë aq shumë merren me propaganda konspirative këta tanët sa që nganjëherë ia kalojnë edhe UDBsë edhe SHIK-ut!

Për me dërguar dikë në Hagë duhet me mshel prapani… me i dalë përballë urdhëdhënesve dhe vrasëseve sy me sy, e per me iu dal përpara sy me sy duhet me pas fakte.

E për me pas fakte u dasht me punu e me hetu 20 vite edhe duhet prap mos me e shit prapani… as me pare as me poste, as me poste per vete, as për anëtarë të familjes.

Sepse si ta shitsh prapani…. të thot ky Hasha qysh i tha atij të VV je zvarit si zvaranik met bërë Avokat të Popullit e të kam bërë avokat me të njofshëm.

Shumë nga tanet nuk kanë guxim as gojën me qelë se e kanë shitur prapanicën, e dëshirat e disave në partin që e mbështeti unë dhe familja ime janë që unë dhe familja ime mu vra në Drenicë për parti, e këta me i ba Minstra zvaranikët që zvaritën gjithë diten në LDK-ë e gjithë naten në PDK .