.
×

Futbollisti i Kombëtares i jep fund beqarisë



Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Emir Lenjani dje i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me vajzën me të cilën ka patur një histori të gjatë dashurie. Në rrjet po qarkullon një fotografi ku Emiri shihet duke kërcyer pikërisht me bashkëshorten e tij Herolinda, të veshur me fustan të bardhë.
Çifti e ka ndarë gëzimin e tyre me familjarë e miqtë e ngushtë, ndërkohë që raportohet nga media të ndryshme se ka patur të ftuar edhe futbollistë. Risjellim në vëmendje se Emir Lenjani e zyrtarizoi lidhjen e tij me Herolindën dy vite më parë.