.
×

Flet Sejdiu, a do t’i bëjnë bashkë votat me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë?



Shefi i Grupit parlamentar të Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Dardan Sejdiu, ka folur për mocionin e LDK’së për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Sejdiu në televizionin T7 ka thënë se mocioni për rrëzimin e qeverisë duhet të behët në kohen e duhur.“Qeveria Mustafa ka rënë me votat e deputetëve shqiptarë. Nuk kanë qenë vendimtare votat e Listës Serbe”,

Sejdiu ka thënë se tash qeveria Haradinaj rrezohet vetëm me votat e Listës Serbe.“Por tash votat për rrëzim të qeverisë janë vendimtare ato të Listës Serbe. Pra, pa votat e tyre qeveria nuk mund të rrëzohet. Tash në duhet të vendosim a dëshirojmë të rrezojmë qeverinë me votat e tyre apo jo”.Ai ka thënë se qeveria e Kosovës nuk bën të rrëzohet vetëm pse është ngritur një taksë ndaj Serbisë, dhe tash qeveria të bije nga votat e Listës Serbe.