.
×

Flet gruaja e dëshmitarit F: Burri im ishte spiun



Ka vazhduar të mërkurën seanca gjyqësore ndaj grupit ‘Drenica 1’ që po zhvillohet në objektin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti.

Para trupit gjykues ka dhënë dëshmi nga largësia dëshmitari N, përkatësisht gruaja e dëshmitarit të djeshëm, atij F.

Ajo përveçse ka pranuar se burri i saj kishte qenë spiun, nuk ka përmendur emra që implikojnë të dyshuarit në ndonjë keqtrajtim apo vepër tjetër.

Mahmut Halimi, avokati i të dyshuarit Ismet Haxha, ka thënë për KosovaPress se kjo dëshmitare nuk ka specifikuar as persona e as vendin se ku ka qenë burri i saj dhe se kjo dëshmi nuk ngrehë peshë të veçantë që do të ndikonte drejtpërdrejtë në nivelin e dyshimit ndaj klientit të tij.