.
×

Flet Bujar Bukoshi lidhur me planin për mbytjen e Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit



Botapress, 17 Gusht-Në emisionin n’Konak, Milaim Zeka hodhi disa akuza të rënda në drejtim të ish kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Për të tha që kërkoi vrasjen e Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit.Madje, sipas Zekës, këtë kërkesë ia bëri vëllait të Shaip Mujës, ish-aktivistit të ilegales, Shaban Muja.

Gazeta inFokus, bisedoi edhe me këtë të fundit, i cili e dha versionin e tij.Por, vet Bukoshi pati një përgjigje të shkurtër kur u pyet për akuzat e Milaim Zekës, lidhur me planin për vrasjen e ish presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Fehmi Agani.“Ja ja, këto janë, ky zotëria i pari, ky që e përmende (fjala është për Milaim Zekën) në fillim, hiqu atij hajvani se hajvan është aj, nuk kam kurrfarë komenti, veç kam koment që është hajvan”, ka thënë Bukoshi.

Ndërsa, përgjigje edhe më të shkurtë pati për deklaratat e Shaban Mujës.“S’kam me to kurgjo, s’kam pas punë”, deklaroi, Bujar Bukoshi.