.
×

Filmi “Burrneshat” konkurrent në Berlinale



Filmi kosovar “Burrneshat” me regji të regjisores italiane Laura Bispuri dhe skenar të Laura Bispuri dhe Francesca Manieri do të jepet premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit, i cilido të mbahet më 12 shkurt.

Ky film i metrazhit të gjatë do të jetë në konkurrencë zyrtare për Ariun e Artë në festivalin e madh Berlinale, i cili do të mbahet prej 5 -15 shkurt 2015 në Berlin.

“Burrneshat” është filmi i parë i mbështetur nga QKK që hyn në konkurrencë zyrtare në Berlinale, ndërsa pritet që në tepihun e kuq të këtij festivali këtë vit të parakalojnë edhe aktorët kosovar Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj, pjesë e këtij filmi.

Sipas një njoftimi të Qendrës Kinematografike, filmi është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda e cila ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë.

Nё rolin kryesor luan aktorja Italiane Alba Rohrëacher e cila nё katёr festivalet e fundit nё Venecia ka fituar tre herё si aktorja mё e mirё, dhe nё karrierёn e saj numëron mbi 20 çmime tё rёndёsishme ndёrkombёtare.

Në rolet tjera janë aktorët shqiptar si Flonja Kodheli e cila ka luajtur në filmin francez “Jashtë Mureve”, në “Amsterdam Express” si dhe në rolin kryesor në filmin “Bota” pastaj luan edhe aktori Bruno Shllaku i njohur për filmat “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Gjaku i Arbrit” etj.

Ky film ka në kastë edhe aktorët e famshëm kosovar Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj.

Filmi “Burrneshat” është bashkëprodhim i Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production), Kosovës (Era Film), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), Gjermanisë (Match Factory). Është i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, Euroimages dhe nga Media Programme (Komuniteti Europian). I mbështetur nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian)./Kosovapress