.
×

Fiknete Bejta: “Hortikultura” vazhdon të keqpërdoret



Mos regjistrimi i shpenzimeve sipas parimit akrual, procedurat e pa planifikuara të prokurimit, dhënja e honorareve jo ligjore, blerjet pa procedura të prokurimit dhe mos regjistrimi i pasurive fikse janë disa prej shkeljeve që ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditorit gjatë auditimit të Ndërmarrjes Publike i” Hortikultura”.

Sipas librit kryesor financiar për vitin 2018 kjo ndërmarrje ka dhënë avanse në vlerë 15,009€ dhe kjo përveç se është e pa bazë ligjore mund të ketë si rrezik mos kthimin e mjeteve në llogarinë e ndërmarrjes.

Gjatë testimit të shpenzimeve janë vrejtur se në fund të vitit 2018 janë regjistruar si shpenzime të sigurimit të automjeteve 826€ të cilat do duhej të regjistrohen si parapagime. Hortikultura në regjistrin e pasurive nuk i ka prezentuar të gjitha pasurit fikse, kështu në fund të vitit 2018 kjo ndërmarrje ka prezantuar vlerën neto prej 38,129€, ndërsa ato të marra vite me radhë si donacion nuk figurojnë në këtë regjistër.

Gjatë testimit të 19 mostrave, në 12 ZKA ka gjetur se ndërmarrja nuk ka zhvilluar fare procedura të prokurimi dhe kjo formë ka ndikuar në favorizimin e një operatori të caktuar ekonomik duke dëmtuar konkurrencën e lirë dhe transparencën.

Pastaj gjatë ekzaminimit të auditimit janë identifikuar edhe dobësi në procesin e rekrutimit dhe në pagesat për mbledhjet e mbajtura nga bordi i drejtorëve të cilat nuk ishin në harmoni me ligjet në fuqi.

Sipas ZKA-së pasqyrat finaniciare tregojnë për mosrealizim të buxhetit sipas planit të biznesit për shkak të mungesës së planifikimit dhe kontrollit sistematik të ecurive buxhetore nga ana e menaxhmentit.

Një regjistër jo i plotë i pasurive, shpërfillja e procedurave të prokurimit publik , prezentim i gabuar i zërave të pasqyrave financiare dhe jo sipas SNK-ve dhe pa të gjitha informacionet e nevojshme, ndikon që pasqyrat financiare të mos jenë të sakta dhe të besueshme.

Këto informata për këto shkelje ligjore në një shtet ligjor do të mjaftonin që Hetuesia e krimeve ekonomike të hetonte këto keqpërdorime.