.
×

Feston 40 vjetorin në vendin luksoz, ja me kë është Bleona Qereti



Këngëtarja Bleona Qereti ka festuar ditën e djeshme 40 vjetorin e lindjes. Ajo tregoi fillimisht përmes një postimi në “Insta Story” se është surprizuar nga ana e stafit të hotelit me një tortë të vogël.

Më pas, nuk ngurroi t’u tregonte ndjekësve se po e festonte ditën e lindjes me prindërit e saj në një resort luksoz në Meksikë.

Me fotografitë e realizuara nga vendi përrallor ku po qëndron momentalisht, Bleona na ka treguar edhe njëherë se mosha për të është thjesht një numër.