.
×

Festë në Borås të Suedisë për nderë të Flamurit Kombëtar.



Shqiptarët që jetojnë në Borås të Suedisë me 24 Nëntor  kishin festë të vërtet në objektin Parkhallen të këtij qyteti i cili ishte i mbushur me pjesëmarrës ishin afër 1000 pjesëmarrës

Shoqata me e madhe shqiptare ne Suedi Dardania nga qyteti Borås e cila numëron mbi 800 antarë me veprimtaret e vetë mbajti manifestimin për shenimin e Dites së Flamurit. Ky manifestim u mbajt në bashkëpunim ndermjet shoqates Dardania dhe Ministrisë së Diaspores si dhe qtytetit Borås.

Pas intonimit shumë bukur të Hymnit Kombëtar kënduar nga këngëtari i mirënjohur Nexhat Osmani u mbajtë pjesa akademike dhe ajo kulturore e muzikore. Një fjalë rasti e mbajti kryetari i shoqates Dardania në Borås i cili foli për rëndësinë e kësaj mbrëmje dhe për historikun e shoqatates Dardania në Borås. Mbrëmjen e përshëndeten përmes mesazhit edhe Ulf Olsson kryetar dhe Annette Carlsson zv.kryetare  e qytetit të Boråsit.

Në pjesën kulturo-muzikore, me program të zgjedhur u prezantuan ansamble muzikore të fëmijëve,të rinjëve ,grave dhe burrave nga shoqata Dardania te cilet shkelqyen.

Mbrëmjen e begatuan edhe prezenca këngëtarve të mirënjohur Remzije dhe Nexhat Osmani të cilët kënduan deri në mesnatë.

Kjo mbrëmje u moderua nga antarja e shoqates Dardania Arjeta Kadriaj!