.
×

Fellain ndryshon pamjen, ‘shpërthejnë’ rrjetet sociale



Mesfushori i Manchester Unitedit, Marouane Fellaini, goditi rrjetet sociale me një postim të tij në Twitter.

Ai postoi një fotografi ku duket krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim, përcjell ORAinfo.

Fellain postoi disa fotografi në Twitter me mbishkrimin, “ viti i ri, pamja e re”, siç shihet në fotografi, mesfushori ka vendosur që t’i prej flokët, dhe kjo u bë shkas që ai të marrë mijëra komente nga fansat e Manchester Unitedit.

Ndryshimi i look-ut i befasoi fansat e tij, duke bërë kështu të shkaktoi një trazirë në rrjetet sociale, nga tifozët e Unitedit, por edhe tifozëve të futbollit në përgjithësi, dhe me sa duket Fellainit po i pëlqen pamja e tij e re.