.
×

Fatmir Bajraj: Vartësi shkarkoj shefin, alias Thaqi Nikoliqin !



Para se t’merremi me vendimin “shtetëror” të Presidentit Thaqi për gjëja shkarkimin  e Branisllav Nikoliqit nga detyra e këshilltarit të Presidencës, pas përfoljeve dhe lakimit të emrit të tik nga mediat se i njëjti, është edhe anëtar  i sherbimit sekret serb BIA, duhet të ndalemi në “vendimin” e Thaqit për emërimin e tij n’këtë detyrë, në Institucionin ma t’lart perfaqësues e reprezentativ, institucioni i Presidentit.

A ishte sovran Presidenti i Republikës së Kosovës në emërimin e Branisllav Nikoliqit në zyrën e Presidentit si “këshilltar”?

A ishte detyruar Presidenti Thaqi, t’a emëroj si këshilltar, dhe nga kush ?

A kishte n’dorë CV-inë e “këshilltarit” serb, para se t’merrej vendimi për emërim ?

Pse një serb, “këshilltar” për siguri n’Presidencë, kur një të tillë nuk e parasheh dhe së detyron Kushtetuta e Republikës së Kosovës ?

A njihej Hashimi me Nikoliqët e Branisllavit, para se t’a përzgjedhë nga një mori kandidatësh potencial, Branisllavin “këshilltar” në Institucionin ma reprezantativ të Republikës së Kosovës, në Presidencë ?

Ku ishte kabineti i Thaqit, ai ekip i “spikatur” me njerëz të dijes e me taban “kombëtar” ?

A deshtoj SHIK-u i Kadrisë dhe AKI-ja e Shpend Magjunit deri sot, apo AKI-ja : “Ëshëtë  zënë  me pelë për dore”  ?

AKI-ja, n’a pelqeu apo jo, është produkt ekskluziv i SHIK-ut të Hashimit & Kadrisë, dhe SHIK-u është pjellë e ngjizur nga  UDB-ja  serbe & DGSE franceze.

Varësia e AKI-së ndaj BIA-së dhe DGSE, kuptohet ; e krerëve t’saj n’vendimarrje është e fortë, e fuqishme dhe e padiskutueshme, ngase s’mund t’jet ndryshe, asesi.

S’mund t’mbjellësh pacerrkë e t’presesh pjepër, andaj pacerrkë mbollëm, pacerrkë kemi, dhe pacerrkë gelltisim n’vend të pjepërit !

Bindja ime e fuqishme është se UDB-ja, alias BIA serbe nëprmjet “ngjizjeve” t’saja direkte dhe sherbimeve tjera simotra dhe anti-shqiptare, për fatin ton të ligë, i’a ka dal mbanë t’na tërthuroj dhe t’ni mbanë dy këmbët e lidhura me një këpucë, duke katapultuar n’maja të Institucionve tona shtetërore argat dhe vazal besnik të Serbisë së madhe dhe hegjemooniste…!

Hashim Thaqi, Kadri Veseli, dhe e gjithë struktura mafio-kriminale n’mbeshtetje të tyre dhe n’kapje të shtetit, janë pjellë e struktuarave mafi-kriminale armiqësore dhe anti-shqiptare.

Përndryshe :

Pas “zbulimit” të skandalit nga mediat se Branisllav Nikoliqi, ishte edhe spiun i BIA-së, do duhej që t’shkonin n’shpi ; Shpend Magjuni, Kadri Veseli dhe Presidenti Thaqi, pa lënë anash, z.Smaka si ish shef i AKI-së dhe përgjegjësve të sigurisë kombëtare, por kjo s’do ndodh kurr për faktin se e gjithë “piramida” shtetërore n’rrafshin vertikal, është e instaluar dhe e sofistikuar aq fortë, sa që vetëm shëmbja e gjithë piramidës është shpresë për ndryshimin, ku ndryshimet e “vogla” s’kanë vend & kuptim.

Thaqi & Veseli, në hierarkinë vertikale pushtetore  n’strukturat armiqësore, alias ; serbe & antishqiptare, janë vartës të Branisllav Nikoliqit, pra nën komandën dhe dirigjimin e tyre, dhe asesi e kundërta, që t’parët të jenë shefa të Nikoliqit & spiujëve tjerë n’BIA & n’DGSE, JO !

A nuk flet mjaftë fenomeni Magjuni, kur n’rastin e deportimit ç’njërzor, kriminal dhe anti-ligjor të “Gylenistëve” n’duar të tiranit, Erdogan, në vend që të denohej me denim kapital, i njëjti ngjitët n’maja të AKI-së, pra nga vendi i shefit, beëhet shef i shefave…!?

Shpend Magjuni, mbi Ligjin dhe Kushtetutën, i biri i një UDB-shi, n’krye të AKI-së ?

Ky është krim nacional & shtetëror, padyshim.

Edhe Prokuroria e shtetit është levë e armikut, njësoj sikur kapësit e shtetit, argat të sherbimit të armikut serb dhe jo vetëm, derisa me asgjë nuk deshmojnë se kryejnë punë për interes nacional & shtetëror.

Mjerimi ynë është se, edhe pas 20 vite “çlirimi”, ka ende shqiptarë që shtetkapësit dhe bandat kriminale, i shohin si çlirimitar & shpetimtar, pra i shohin si heronjë të Kosovës, përkundër faktit se Kosovës dhe shqiptarëve, vetëm t’liga i sollën…!

Le t’urojmë, shpresojmë dhe t’bëjmë ma shumë që të ndodhë sa më parë ndergjegjësimi i qytetarëve të Kosovës për dëmët që shkakton kjo kastë kriminale n’shtetkapje, dhe nevojën imediate të largimit të tyre nga pushteti i uzurpuar dhe çlirimi i vendit nga kapja…!