.
×

Fatmir Bajraj: Qytetarë shqiptarë të Republikës së Kosovës, zgjohuni !



N’mbrojtje të Republikës, kundër PAN-tradhëtisë. Dheu po n’a rrëshqet ndër këmbë, e Neve vazhdojmë gjumin e rënd e letargjik sikur gjithëçka & gjithëfarë, është në rregull me Neve dhe atdheun tonë t’përbashkët, Kosovën.

Jo ! Fati i vendit n’duartë e PAN-hajnisë & tradhëtisë, po rrokulliset drejtë humnerës, ku ritmi i kësaj rrokullisje n’dy vitet e fundit ka fituar tempo marramendëse që do pason përplasjën copë-copë të atdheut të larë në gjakun e martirëve, deshmorëve dhe heronjëve të rënë n’alltarin e lirisë ; n’beteja me armikun ndër breza…!

PAN-tradhëtia & hajnia, alias ; i vetquajturi “Krahu i Luftës” i identifikuar në Shtabin e Rognerit dhe vartësit e tij gjithandej, ishin t’gjithëpushteshmit & t’gjithëfuqishmit që nga koha e vetëmandatimit në QPK-në, ilegjitime & ilegale të pas Rambujes, të cilet fillimisht luftuan Institucionet legale e legjitime të Sovranit nër Republikën e Kosovës, për t’kaluar n’fazën tjetër ; në atë të uzurpimit, përvetësimit dhe të pushtimit të gjithë asaj që ishte e quhej nacionale.

Ky “krah i luftës”, i mishëruar e ngjizur në PAN-in famëkeq & fatal për Kosovën & shqiptarët, ka konsoliduar në mënyrë absolute gjithë pushtetin mbi pushtetet e ndara dhe vetë shtetin, duke asfiksuar gjithë procesët e zhvillimit të demokracisë dhe të ekonomisë kapital-liberale të ekonomisë së tregut të lirë dhe të vlerave të konkurencës n’shoqëri…!

PAN-i fatkeq & fatal për Kosovën dhe t’ardhmën e saj, kauzë & gjakim ka pushtetin, pasurimin & paranë, dhe i tillë ishte që në gjenezë & ngjizje, atje dhe aty ku dora e zgjatur e armikut ishte bujare e solidare dhe nuk mungoj as bekimi…! Për këtë kauzë, dhe të ndihmuar nga armiqët tanë shekullor, ishin t’gatshëm t’përlanin gjithfarë që u dilte para, pa zgjedhur mjete, pa pyet për çmimin : duke linque, shantazhue & vra kundershtarët potencial të kauzës së tyre-pushtetin !

Sot, “krahu i luftës” pa luftë kundër armikut, alias PAN-i, i’a ka dalë mbanë n’synimet dhe pretendimet fillestare ; janë pasuruar dhe shëndrruar në milioner të Kosovës së varfër, dhe janë bër t’gjithëpushtetshëm e mbi Ligjin…!

T’vrasin, “t’vajtojnë” dhe t’bëjnë lapidarin… Sa ma t’fuqishëm po bëhën këta, aq ma të dobët Ne !

Me (pa) të drejtë, jemi kthye në një popull të nënshtruar & t’poshtëruar keq, duke e pa bandën kriminale n’pushtet, jo më si përfaqësues që janë të varur nga vullneti i ynë i shprehur lirshën n’kutitë e votimit, por si Zot, si zot të vendit dhe fatit tonë, për ç’gjë duhet t’u jemi falenderues për “lirinë” që n’a sollën dhe “shtetin” që n’a “bënë…!

Tehu helmues i thikës së tyre, ka prekë ashtin, dhe nuk u shkon mendja të ndalën, andaj ata duhet të ndalohën, definitivisht…! Druaj se tradhëtia e PAN-it ndaj atdheut, po shkon drejt epilogut me kthimin e statusit të Kosovës n’tavolinën e “negociatave”, në të cilat, gjah & pre, do jet vetëm Kosova dhe dëmtimi e gjymtimi i saj, n’masën sa t’mos qendroj n’këmbët e veta…!

Copëtimi i Kosovës me ndarjën e Veriut nga Kosova dhe pushteti ekzekutiv i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ide dhe marrveshje të krye-PAN-istit Thaqi me Vuqiqin, do bënë kulmin e tradhëtisë kombëtare të argatit të Serbisë, presidenti Thaqi, dhe PAN-i i cili në vend që t’parandaloj avanturën e Thaqit, e bëri pikërisht të kundërtën, duke u bërë pjesë e ekipit qeveritar në mbeshtetje të Thaqit. Kështu PAN-i, duke mos vepruar, u bë bshkë me tradhëtinë, dhe “gëzon” t’njëjtin “atribut & epitet”, atë të tradhëtisë ndaj atdheut.

Topi tek qytetarët ! Rebelimi, padegjushmeria qytetare dhe presioni i masës kritike duke përdorë të gjitha metodat demokratike të “luftës” politike, duhet t’bashkoj Opozitën dhe qytetarët, deri në detyrimin e dorëzimit të pakushte, pushtetin-Sovranit. Mjaftë është mjaftë, PAN-tradhëtia & hajnia e Kosovës ! f.b