.
×

Fatmir Bajraj: Apel Sovranit !



Në emër të sakrificës sublime të brezave, gjakut të derdhur të deshmorëve, dhe të ardhmes së kombit & atdheut, Ne si brez i ndërmjetmë, përques & përcjellës, me votën tonë, t’shkruajmë vetë fatin tonë me votë & vullnet të lirë të shprehur n’kuti të votimit.
Lutëni nga toka e larë n’gjakun e të rënëve e deri n’qiell dhe n’panteneonin e heronjëve :
Mos e shitë, mos kontrabando me votën, mos devijo vullnetin e lirë, por voto, ruaje votën si si sytë e ballit, ngase vota është fuqiq & pushteti yt sot, është fuqi dhe forca e ndryshimit e cila përcakton cilësinë dhe kualitetin e jetës, sot dhe neser e tutje.
Figurativisht : Ora 5 para 12-të, përkatsishtë n’12-të pa 5-së, dhe po rrjedhin orët e fundit të shfrytëzimit të mundësisë se kryerjes së obligimit qytetar & kushtetues, dhënjën e votës së lirë e cila determinon cilësinë pushtetit të të zgjedhurve, strukturën përfaqësuese dhe logjikën e qeverisjës për 4 vitet e ardhshme, pra për 1460 ditë tjera, fati i të cilave merr vulën sot.
Zgjedhjet e lira janë eveniment nacional-shtetëror dhe jo akt kurtoazie , ajnë viullnet & obligim !
– Dalja në zgjedhje, dhënja e votës dhe deklarimi i ligjshëm i vullnetit n’kutitë e votimit, është edhe detyrim moral, politik dhe njerëzorë mbi të gjitha ndaj brezit e ri, nën moshën 18 vjeqare, ngase vullneti i juaj shprehur sot, defionon dhe percakton sakt ; të ardhmën e tyre, cilësinë e jetës dhe fatin përgjithësisht.
Dalja masive, fuzionon dhe fuqizon legjitimitetin e pushtetit të ri, Qeverisë së re dhe Opozites dhe opozitarizmit.
E kundërta ; dalja modeste n’zgjedhje dhe n’përqindje të ulëta, shpreh indiferencën qytetare, vetëdijën e ultë nacionale dhe patriotizmin pozitiv përgjithësisht.
Mos lejoni që me mosdaljën n’zgjedhje, fatin tuaj t’përcaktojnë bastione të abuzimit të vullnetit të qytearëve, duke “votuar” t’gjallë e t’vdekur dhe devijuar procesin dhe vullnetin e shprehur n’kutitë e votimit (rasti Drenicës). Mos lejoni që Leposaviqi e Zubin Potoku të plotësojnë e kompenzojnë përfaqësueseit legjitim të gjithë Republikës së Kosovës nga mos dalja e juaja për të votuar.
Legjitimiteti i t’zgedhurve percaktohet nga përqindja e votës së dhënë n’kutitë e votimit, derisa legalitetin e institucioneve e përcakton Ligji themelor- Kushtetuta e Republikës së Kosovës, andaj edhe pse me legjitimitet të cunguar, jemi të dënuar apo të fatshëm t’i nënshtrohemi vendimeve të organeve dhe institucioneve me legjitimitet të cunguar por me legalitet të plotë.
Sot 1 ditë e jotja, 1460 tjera të pushtetit të nxjerrë nga sot, nga e vetmja ditë.
Sot me votën tënde, defionon pushtetin, derisa ky i fundit, në 4 vitet e ardhshme fatin tënd dhe të atdheut, andaj voto sot, e mos u anko nesër. f.b